Të dyshuarit u arrestuan në Istanbul dhe në provincën perëndimore të Izmirit si rezultat i një operacioni të bashkërenduar të inteligjencës dhe policisë turke.
Sipas burimeve të sigurisë, policia turke të premten arrestoi 7 të dyshuar të cilët dërgonin informacione për agjencinë izraelite të spiunazhit Mossad, raporton Anadolu.
Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë kryen operacione të përbashkëta në Istanbul dhe provincën perëndimore të Izmirit për arrestimin e të dyshuarve, thanë burimet në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin me mediat.
Gjatë operacioneve të njëkohshme, policia arrestoi shtatë nga nëntë të dyshuarit e kërkuar me urdhër. Dy prej tyre u arrestuan më herët, shtoi ai.
Në bazë të hetimeve të kryera nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Istanbulit, u zbulua se nëntë të dyshuar i shisnin informacione Mossad-it nëpërmjet detektivëve privatë.
Shërbimi i inteligjencës izraelite kryen aktivitete të tilla si mbledhja e informacionit biografik, zbulimi, hetimi, dokumentacioni foto-video, gjurmimi i drejtpërdrejtë dhe vendosja e pajisjeve gjurmuese kundër objektivave të tij.
MIT organizoi operacion kundër detektivëve privatë dhe stafit taktik të Mossad-it në dhjetor 2022 në të cilin u arrestuan 68 persona.