Të hënën në mëngjes, hetuesit nga Policia Kantonale e Cyrihut i kanë rënë ziles së një apartamenti në Winterthur për të zhvilluar hetimet, trasnmeton albinfo.ch. Sipas njoftimit të policisë, të pranishmit në apartament e kanë hapur derën me vonesë.
Për shkak të situatës së krijuar, efektivët e policisë kanë supozuar se në banesë kishte edhe persona të tjerë. Kështu, në konsultim me prokurorinë publike, policia ka kryer bastisje të shtëpisë, shkruan gazeta Landbote. Sipas deklaratës së saj, dy kosovarë, njëri një 30 dhe tjetri 40-vjeçar ishin fshehur në një dollap në banesë.Policët gjatë kontrollimit të asaj shtëpie gjithashtu kanë gjetur dhe siguruar mjete të vjedhjes.