“Mbi të gjitha, duhet të jemi gati që BE-ja të shpërbëhet”, tha Michal Wawer, deputet i partisë së ekstremit të djathtë Konfederata e Polonisë
Derisa mbështetje për partinë e ekstremit të djathtë Konfederata e Polonisë po rritet para zgjedhjeve presidenciale të muajit maj, një nga ligjvënësit e saj tha se vendi duhet të jetë i gatshëm të largohet nga Bashkimi Evropian (BE)
“Mbi të gjitha, duhet të jemi gati që BE-ja të shpërbëhet”, tha deputeti i partisë së ekstremit të djathtë, Michal Wawer, për transmetuesin polak Radio Zet.
“Disa vite më parë, ne madje përgatitëm një dokument të quajtur ‘PolExit’, dalja emergjente në mënyrë të sigurt. Mund të lind një situatë ku Polonia dëshiron ose duhet të largohet nga BE-ja dhe ne në këtë moment duhet të përqendrohemi në përgatitjen për të”, tha Wawer.
Ai gjithashtu kritikoi atë që ai e quajti përgjigje “jo-kompetente” të BE-së ndaj tarifave të vendosura nga SHBA-ja.
“Duket sikur gara midis breshkës dhe lepurit dhe Amerikës tashmë është rreth tre xhiro përpara BE-së”, tha ai.
“Ne në Poloni nuk jemi kujdesur për politikën tonë tregtare dhe doganore për dy dekada, sepse BE-ja e mori atë përsipër. Kjo do të thotë se nuk kemi njerëz në administratën publike që e njohin këtë fushë”, shtoi ai.
Një sondazh i vitit 2024 nga CBOS zbuloi se 77 për qind e polakëve mbështesin anëtarësimin në BE, tetë pikë përqindjeje më pak se në vitin 2023. Ndërkohë, kundërshtimi ndaj anëtarësimit në BE u rrit në 17 për qind, shtatë pikë më shumë se një vit më parë.
Sipas sondazhit të fundit nga United Surveys, kandidati i Platformës Qytetare (PO), Rafal Trzaskowski, po fiton mbështetje, ndërsa Karol Nawrocki nga partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) po humbet terren ndaj kandidatit Slawomir Mentzen të Konfederatës.
Sondazhi tha se Trzaskowski do të fitonte raundin e parë me 38,3 për qind, 5.1 pikë përqindjeje më shumë se në fund të muajit marsit. Nawrocki arriti në 20,1 për qind në sondazhe, me 5.2 pikë më pak, ndërsa Mentzen arriti në 18,8 për qind, një rritje prej 0.8 pikësh.