Poloni, riemërohet sheshi përball konsullatës ruse në Krakov “Sheshi i Ukrainës së lirë”

Në ceremoninë e riemërtimit morën pjesë një numër i madh qytetarësh që mbanin flamujt e Polonisë dhe Ukrainës, konsujt e nderit të SHBA-së dhe Ukrainës, si dhe përfaqësues të autoriteteve lokale në Krakov

Sheshi përballë konsullatës ruse në Krakov të Polonisë është riemëruar në “Sheshi i Ukrainës së Lirë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e riemërtimit morën pjesë një numër i madh qytetarësh që mbanin flamujt e Polonisë dhe Ukrainës, konsujt e nderit të SHBA-së dhe Ukrainës, si dhe përfaqësues të autoriteteve lokale në Krakov.

Më shumë se 4.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që kur Rusia nisi luftën kundër fqinjit të saj më 24 shkurt.

Kategoritë
BotaLajme