Polonia do t’i dërgojë Ukrainës katër avionë luftarakë MiG-29

Ukraina në vitin e dytë të luftës me Rusinë kërkon avionë luftarakë nga vendet perëndimore me qëllim forcimin e mbrojtjes ajrore

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha se në ditët e ardhshme kanë planifikuar të dërgojnë në Ukrainë katër avionë luftarakë MiG-29 të prodhimit sovjetik, transmeton Anadolu.

Presidenti polak theksoi se kanë planifikuar të furnizojnë Ukrainën me disa avionë luftarakë MiG-29, duke shtuar se Polonia do të jenë vendi i parë i NATO-s i cili përmbush kërkesat urgjente të Ukrainës gjithnjë në rritje për avionë luftarakë.

Duda shpjegoi se katër prej avionëve luftarakë të prodhimit sovjetik do t’i dorëzohen Ukrainës në ditët e ardhshme, ndërsa pjesa tjetër, pasi të kontrollohen.

Edhe kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, me 14 mars është shprehur se Ukrainës do t’i dorëzojnë “brenda 4 ose 6 javëve” avionët luftarakë MiG-29 të prodhimit sovjetik.

Liderët ukrainas u bëjnë thirrje edhe anëtarëve të tjerë të NATO-s që t’i dërgojnë avionë Ukrainas.

Forcat ajrore të Ukrainës janë të njohur me avionët MiG-29. Polonia, e cila përdor avionët në fjalë që nga viti 1989, posedon akoma 28 avionë MiG-29.

Flotën e saj të avionëve MiG-29, Polonia e ka ndryshuar me avionë F-16 të prodhimit amerikan dhe FA-50 të prodhimit të Koresë së Jugut, ndërkohë që ajo po blen edhe avionë luftarakë F-35 të prodhimit amerikan.

Ukraina në vitin e dytë të luftës me Rusinë kërkon avionë luftarakë nga vendet perëndimore me qëllim forcimin e mbrojtjes ajrore.

Kategoritë
BotaLajme