Polonia vazhdon të armatoset, blen tanke nga Koreja e Jugut për gjashtë miliardë dollarë

Me marrëveshjen e propozuar, e cila vlerësohet në 6.2 miliardë dollarë, Koreja e Jugut do t’i shesë Polonisë 180 tanke kryesore luftarake K2 Black Panther.

Ky blerje vjen pas marrëveshjes fillestare të nënshkruar në korrik 2022, sipas së cilës Koreja e Jugut u angazhua t’i dorëzojë Polonisë tanket K2, obusët e vetëlëvizshëm K9, avionët e lehtë sulmues FA-50 dhe hedhësit shumëfishtë të raketave Chunmoo.

Fillimisht pritej që negociatat për kontratën e dytë të përfundonin vitin e kaluar, por u vonuan për shkak të mosmarrëveshjeve midis qeverisë polake dhe një kompanie vendase të mbrojtjes mbi detajet specifike të kontratës.

Procesi u komplikua më tej nga paqëndrueshmëria politike në Kore të Jugut, pasi ish-presidenti Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 3 dhjetor, çka çoi në arrestimin e tij.

Gjatë një takimi të fundit dypalësh të ministrave të jashtëm në Varshavë, zyrtarët e të dy vendeve konfirmuan përkushtimin e tyre për të përshpejtuar finalizimin e kontratës së dytë.

Kategoritë
BotaLajme