Portierët e Zvicrës stërviten me syze speciale që kushtojnë 400 euro

Portierët e Zvicrës Yann Sommer dhe Gregor Kobel mbajnë syze dielli të specializuara që krijojnë efektin e “lëvizjes së topit me lëvizje të ngadaltë” gjatë stërvitjes në Kupën e Botës në Katar, një teknologji që ata e përdorin që nga viti 2013.

Ky produkt është vepër e kompanisë japoneze VisionUp dhe kushton pak më shumë se 400 euro. Mediat europiane shkruajnë se kanë qenë këto syze që kanë ndihmuar fillimisht portierin Sommer dhe lojërat e tij pasi filloi t’i përdorte dhe të stërvitej me to.

Zviceranët besojnë se kjo teknologji do t’i ndihmojë edhe në Botërorin e Katarit dhe ata, ju kujtojmë, luajnë në grup së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.
Më tej shpjegon sesi këto syze me bateri, falë efektit të lëvizjes së ngadaltë, përmirësojnë pritjen e portierit për topin dhe e ndihmojnë atë të krijojë një avantazh shtesë.

Zvicra arriti në fazën e 16-të në Kupën e Botës në Rusi, ndërsa verën e kaluar arriti në çerekfinale të Kampionatit Evropian pasi eliminoi Francën me penallti. Ishte portieri Sommer ai që ishte heroi i Zvicrës me mbrojtjen e tij, që është vetëm një arsye më shumë se pse zvicerani i qëndroi besnik kësaj teknologjie.

Ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit zviceranët do ta luajnë kundër Kamerunit të enjten me fillim nga ora 11:00.

Kategoritë
Sport