Skuadra e Lugano-s ka shënuar fitore mbrëmë me rezultatin minimal 0:1 ndaj Mlada Boleslav në UEFA Conference League.
Në këtë takim luajti edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi.
Saipi pati një paraqitje pozitive, madje priti edhe një penallti që ishte vendimtare në këtë duel.
Portieri kosovar priti penalltinë e Vydrasit në minutën e 81-të duke ia siguruar tri pikë skuadrës së tij zvicrane.
Kujtojmë se Saipi tani është portier i Kosovës dhe gjatë këtij muaji bëri debutim me fanellën “dardane” në ndeshjet e UEFA Nations League.
https://x.com/europacnfleague/status/1849584777218884087