Portieri i Kosovës, Visar Bekaj humbi kujtesën gjatë ndeshjes së sotme – gjendja e tij tani është e mirë

Visar Bekaj humbi kujtesën sot pasi mori një lëndim gjatë ndeshjes ndaj Egnatias, të cilën Tirana e fitoi me rezultatin 1:2.

Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Kjo u konfirmua nga vetë portieri i Kosovës përmes një postimi në “Facebook”

“Per gjithe te interesuarit, gjendja ime eshte shume mire. Faleminderit gjitheve! Elhamdulilah!!”, shkroi 25-vjeçari.

Rreth lëndimit të Bekajt pas ndeshjes foli edhe trajneri i Tiranës, Orges Shehi.

“Bekaj është mirë, ka një të çarë në buzë, në fushë nuk po mbante mend asgjë ndërsa tani mban mend dhe golin që pësoi. Shpresova që Visari mos dilte, isha në dilemë për Përgjonin dhe Hilën. Përgjoni e mbron më mirë, por kishim frikë, e rëndësishme do të ishte mos merrnim goditje”, u shpreh Shehi.

Kategoritë
LajmeSport