Portugalia është gati të hedh në treg monedhën shtatë euroshe për nder të Ronaldos

Cristiano Ronaldo cilësohet njëri nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave.

Futbollisti portugez mban rekordin në futboll me golat e shënuar gjatë gjithë karrierës së tij plot 901, shkruan Gazeta Express.

Përveç golave ai ka fituar edhe trofe të ndryshëm sikurse me klubin ashtu edhe me kombëtaren.

Cristiano Ronaldo udhëhoqi kombëtaren e Portugalisë në vitin 2016 për triumfin historik të Portugalisë në Kampionatin Evropian.

Si dhe në sezonin 2018/19 ishte fitues i Ligës së Kombeve.

Të gjitha këto suksese me shtetin e tij, ka bërë që Ronaldo të nderohet edhe nga vendi i origjinës.

Raportohet se Portugalia ka vendosur të hedh në treg monedhën shtatë euroshe për nder të tij.

Kujtojmë se deri më tani ai ka realizuar 130 gola me kombëtaren e tij dhe e ka synim Kupën e Botës e cila mbahet pas dy vitesh.

Kupa e Botës është i vetmi trofe i cili i mungon Ronaldos në sirtarin e tij.

Kategoritë
LajmeSport