Pozita e opozita mospajtime për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë

Kuvendi i Kosovës po shqyrton në lexim të parë, projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se në këtë formë do të hulumtohen dhe dokumentohen shkeljet e rënda të drejtave të njeriut. Por, opozita nuk e ka përkrahur as emrin e institutit dhe strukturën që përcakton ky projektligj.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Kosova është vonuar në dokumentimin e krimeve të kryera në Kosovë, për çka shtoi se është momenti i fundit.

Kategoritë
LajmeVendi