Praga, i cili është një qendër turistike, tërheq vëmendjen e vizitorëve me urat e saj historike, katedralet, kullat dhe kështjellat. Vizitorët e qytetit kalojnë kohën në sheshin e bukur të qytetit të vjetër, ku ndodhet edhe Ora Astronomike
Praga, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Republikës Çeke, është ndër qytetet më të vizituara në Evropë, raporton Anadolu.
Praga, e cila është një qendër turistike, tërheq vëmendjen e vizitorëve me urat e saj historike, katedralet, kullat dhe kështjellat. Vizitorët e qytetit kalojnë kohën në sheshin e bukur të qytetit të vjetër, ku ndodhet edhe Ora Astronomike.
Qyteti aktualisht shtrihet në një sipërfaqe prej 496 kilometrash katrorë me popullsi prej rreth 1,4 milion banorë. Zona metropolitane e Pragës në vitin 2004 (sipas Eurostat) kishte rreth 2 milionë banorë.
Praga njihet si një nga qytetet më të bukur të Evropës i ndërtuar me stilin gotik, barok dhe romantik. Qendra historike e qytetit, bashkë me pamjen unike të Kështjellës së Pragës, fitues i rekordit Guiness në vitit 1996 për kompleksin/kështjellën më të madhe në botë është pasuri e UNESCO-s. Pikërisht kjo qendër historike tërheq miliona turistë çdo vit. Në vitin 2007, 4.009.000 turistë vizituan qytetin.
Që në fillimet e shekullit XII, Praga ishte një qytet në zhvillim, mbi të cilin ngrihej kështjella madhështore. Tregtari Ibrahim Ibn Jacob e përshkruante Pragën në shekullin X si një “qytet prej guri”, që në atë periudhë ishte cilësi e qyteteve të pasura. Praga e atëhershme ndodhej në zonën e sotme të Qytetit të Vjetër (çekisht: Staré Město).
Qyteti i artë, siç është quajtur shpesh kryeqyteti i Republikës Çeke, është ndërtuar rreth Lumit Vltava dhe ka mbetur pothuajse i paprekur edhe pas dy luftërave botërore.