Sot më 20 mars 2024, në orën 04:06 të mëngjesit, në gjysmërruzullin verior, shënohet zyrtarisht fillimi i stinës së pranverës.
Pranvera është stina e parë nga 4 stinët e vitit, e cila do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon stina e verës.
Nga sot, Toka gjatë rrotullimit rreth Diellit shënon pozitën kur rrezet e Diellit bien pingul në ekuator, andaj, dita fillon të zgjatet sa edhe nata. Ky barazim i ditës dhe i natës, quhet “Ekuinoks pranveror”.