Sipas një sondazhi nga CAIR, 58 për qind e votuesve myslimanë mbështetën demokratët.
Votuesit myslimanë treguan pjesëmarrje intensive në zgjedhjet në SHBA.
Votuesit votuan për kandidatët e Partisë Demokratike me një diferencë të madhe.
Sipas anketës së Këshillit Amerikano-Islamik të Marrëdhënieve (CAIR), u zbulua se 74 për qind e votuesve myslimanë në SHBA morën pjesë në zgjedhjet afatmesme, 58 për qind e këtyre votuesve mbështetën demokratët dhe 16 për qind mbështetën republikanët.
Nga ana tjetër, 22 për qind e muslimanëve që morën pjesë në anketë refuzuan të përgjigjen për cilën parti politike votuan.
Sipas studimit, vetëm 20 për qind e votuesve myslimanë mbështetën kandidaturën e presidentit amerikan Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2024, ndërsa 40 për qind deklaruan se nuk do ta miratonin Biden për një mandat të dytë.
Gjithashtu, 13 për qind e votuesve nuk kanë dashur t’i përgjigjen pyetjes, ndërsa 27 për qind janë shprehur se nuk janë të sigurt për këtë çështje.