Preferencat e elektoratit të Vetëvendosjes: Votojnë Llalloshin e Bahtirin, por jo profesorët e doktorët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të enjten numrin e votave që kanë fituar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pas numërimit të mbi 90 për qind të votave në vendvotime.

Bazuar në këto të dhëna, rezulton se elektorati i VV-së kanë votuar për deputetë kandidatë që nuk kanë ndonjë karrierë të bujshme intelektuale dhe kanë lënë jashtë Kuvendit doktorë dhe profesorë universitar, të cilët e kanë dëshmuar veten në fusha të ndryshme.

Elektorati i VV-së ka zgjedhor që këngëtares Edona Llalloshi, e cila në këto zgjedhje i është bashkuar VV-së, të ia jep 31 mijë e 668 vota.

Edhe Dimal Basha, i cili vazhdimisht në legjislaturën që shkoi ka fyer dhe ofenduar mediat dhe opozitën ka marrë 18 mijë e 213 vota.

Kurse, aktorja Adriana Matoshi ka fituar ulëse në Kuvend me 14 mijë e 900 vota.

Në këtë rezultat nuk futen votat me kusht dhe ato të diasporës

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi