Prehja përfundimtare për 50 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë: Varrosen etërit, bijtë e vëllezërit

Prehja përfundimtare për 50 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë: Varrosen etërit, bijtë e vëllezërit.

Në varrezat e Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës – Potoçari prehjen përfundimtar e gjetën 50 viktima të tjera të gjenocidit të kryer në verën e vitit 1995 në zonën e Srebrenicës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në heshtje dhe në rrethin e familjes, në varre u ulën arkivolet me 50 trupa jo të plotë.

Të gjitha viktimat e varrosura këtë vit, me përjashtim të nëntë viktimave të zhvarrosura nga varri masiv në vendndodhjen Dobro Polje pranë Kalinovik, i cili u zbulua në qershor të vitit 2021, u zhvarrosën nga varret masive të zbuluara gjatë viteve të mëparshme, disa prej tyre edhe më parë, disa prej madje vitit 1997 dhe vitit 1999 si Lipje, Pilicë, pastaj nga varret e zbuluara në vitet 2001, 2004, 2006, 2011.

Një numër viktimash janë zhvarrosur nga varrezat masive që janë gjetur në Kamenicë, në luginën e vdekjes, gjatë viteve 2001, 2007, 2008. Eshtrat e disa viktimave u gjetën në dy apo edhe tre varre masive.

Pas vitesh kërkimi dhe pritjeje, familjet tani kanë një vend ku të vijnë dhe të lexojnë Fatiha-n për të dashurit e tyre.

Në varrezat e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçari u fal namazi i xhenezaës dhe varrimi i 50 viktimave të gjenocidit të kryer në verën e vitit 1995 në zonën e Srebrenicës.

Binjakët Hasanoviç gjetën paqen e fundit sot në varrezat e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçari.

Semiri dhe Samiri ishin vetëm 20 vjeç kur u vranë në gjenocidin e kryer në zonën e Srebrenicës në verën e vitit 1995. Ata kanë lindur në vitin 1975 në Prohiçi afër Srebrenicës. Eshtrat e tyre u zhvarrosën nga varreza të ndryshme masive të zbuluara në lokalitetet Lipje dhe Kamenicë.

Semiri dhe Samiri u varrosën pranë vëllait të tyre Ismetit dhe babait Kadrijës, të cilët u varrosën më herët në Potoçari.

Viktima më e re që u varros sot në funeralin kolektiv në Potoçari është Salim Mustafiç, i lindur në vitin 1979 në Tokoljaci afër Srebrenicës. Ai ishte vetëm 16 vjeç në kohën e vdekjes së tij.

Eshtrat e tij u zhvarrosën nga varri masiv i Lipjes pranë Zvornikut në vitin 2006.

Përveç Salimit, janë varrosur edhe dy të mitur të tjerë të cilët në momentin e vdekjes ishin vetëm 17 vjeç – Vahid Smajloviç (1978) dhe Elvir Muminoviç (1978).

Viktima më e vjetër e varrosur sot është Husejin Krdzhiç, i lindur në vitin 1936.

Kategoritë
LajmeRajoni