Gjatë ditës së sotme, i pari i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar stadiumin e Gjakovës, aty ku po vazhdojnë punimet që të bëhet i kategorisë së katërt.
Gjatë vizitës, Ademi ka dhënë një premtim ku ka thënë se në stadiumin e Gjakovës do të zhvillohet ndeshja e parë e Kombëtares së Kosovës, në vitin 2026.
Ky stadium do të ketë kapacitet prej 14,500 ulësesh.
Ky projekt filloi me fonde lokale dhe tani po vazhdon me ndihmën e Ministrisë së Sportit.
Komuna e Gjakovës do të kryejë procedurat bazë, ndërsa FFK do të ndërtojë fushën.
Po ashtu, thuhet se do të ndërhyjnë edhe në riparimin e fushës stërvitore në Shkugëz, e cila është degraduar pas ndërtimit nga federata.