Presidenca njofton për takimin e djeshëm të Osmanit me ambasadorin francez, tregojnë çfarë kanë biseduar

Presidentja e Repulbikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar dje ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, dialogun Kosovë-Serbi dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Siç është bërë e ditur përmes faqes zytare të presidencës në “facebook”, Osmani e ka falendëruar Francën për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës për avancimin në Këshill të Evropës.

“Në takim u konfirmua gatishmëria për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës sa i përket procesit të dialogut”, thuhet në njoftimin e faqes së Presidencës, raporton Express.

Në këtë takim është folur edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në luftimin e grupeve të krimit të organizuar.

Kategoritë
LajmeVendi