Presidenti amerikan Biden bën thirrje që Bashkimi Afrikan t’i bashkohet G20-tës

“Ka kaluar shumë kohë, por do të vijë”, tha Biden në seancën e liderëve në ditën e fundit të Samitit të Liderëve SHBA-Afrikë në Washington

Presidenti i SHBA-së Joe Biden bëri thirrje që Bashkimi Afrikan të bëhet anëtar i përhershëm i G-20-tës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ka kaluar shumë kohë, por do të vijë”, tha Biden në seancën e liderëve në ditën e fundit të Samitit të Liderëve SHBA-Afrikë në Washington.

SHBA-ja, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me Kongresin, planifikon 55 miliardë dollarë në Afrikë në tre vitet e ardhshme, njoftoi Biden, duke thënë se qëllimi është të “avancohen prioritetet që ndajmë dhe të mbështetet agjenda 2063”.

Presidenti amerikan gjithashtu përsëriti njoftimin e tij të shtatorit gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku ai shprehu “mbështetje të plotë” për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të përfshirë përfaqësimin e përhershëm për Afrikën.

Në kryeqytetin e SHBA-së po mbahet një Samit treditor i liderëve SHBA-Afrikë, në të cilin marrin pjesë 49 liderë afrikanë. Në sesionet publike, si dhe në takimet dypalëshe, temë diskutimi kanë qenë çështjet në lidhje me kontinentin afrikan.

Kategoritë
BotaLajme