Presidenti Erdoğan arrin në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti Erdoğan do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe do të zhvillojë bisedime me krerët e shteteve dhe qeverive në margjinat e takimit të OKB-së

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka arritur në New York pasi përfundoi vizitën dyditore në Samarkand të Uzbekistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas mbërritjes në Aeroportin John F. Kennedy, Erdoğan shkoi në Shtëpinë Turke (Turkevi) ku do të qëndrojë, ku përshëndeti qytetarët turq të mbledhur me rastin e arritjes së presidentit.

Erdoğan do të marrë pjesë të martën në debatin e përgjithshëm të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti Erdoğan do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe do të zhvillojë bisedime me krerët e shteteve dhe qeverive në margjinat e takimit të OKB-së.

Presidenti turk pritet të presë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare turke me bazë në SHBA dhe grupeve hebraike dhe do të marrë pjesë në aktivitetin që do të mbahet nga Këshilli i Biznesit Türkiye-SHBA me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të botës së biznesit.

Kategoritë
BotaLajme