Presidenti Erdoğan dhe kancelari austriak Nehammer diskutojnë luftën Rusi-Ukrainë

Presidenti Erdoğan ka deklaruar se vazhdon të inkurajojë palët në drejtimin që të përdorin kanalet e komunikimit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me rrugë paqësore sa më shpejt të jetë e mundur

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e presidencës, njoftohet se në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Turqi-Austri dhe zhvillimet për luftën Rusi-Ukrainë.

Presidenti Erdoğan ka deklaruar se vazhdon të inkurajojë palët në drejtimin që të përdorin kanalet e komunikimit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me rrugë paqësore sa më shpejt të jetë e mundur.

Kategoritë
BotaLajme