Presidenti Erdoğan diskuton zhvillimet e fundit të luftës Rusi-Ukrainë me homologun Zelenskyy

Erdoğan ka deklaruar se vizioni për një zgjidhje diplomatike duhet të mbahet gjallë në çdo rrethanë dhe është shprehur se Turqia është e gatshme të japë çdo kontribut të nevojshëm për përfundimin e luftës përmes negociatave

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në bisedë janë diskutuar zhvillimet e fundit të luftës Rusi-Ukrainë.

Erdoğan ka deklaruar se vizioni për një zgjidhje diplomatike duhet të mbahet gjallë në çdo rrethanë dhe është shprehur se Türkiye është e gatshme të japë çdo kontribut të nevojshëm për përfundimin e luftës përmes negociatave.

Presidenti Erdoğan ka falënderuar Zelenskyy-n për mesazhin e tij të ngushëllimit për shpërthimin e javës së kaluar në minierën e qymyrit në Bartın.

Kategoritë
BotaLajme