Presidenti Erdoğan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim gjatë seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), që po mbahet në selinë e OKB-së në New York të SHBA-së

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim gjatë seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), që po mbahet në selinë e OKB-së në New York të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Presidenti Erdoğan: Türkiye gjithmon ka zbatuar projekte që mbështesin sigurinë globale të energjisë

Presidenti Erdoğan: Türkiye nënvizon rolin kyç të dialogut dhe diplomacisë për uljen e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti Erdoğan i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që me sinqeritet të mbështesë përpjekjet për paqe të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti Erdoğan: Türkiye po përpiqet të zgjidhë konfliktet përmes ndërmjetësimit

Presidenti Erdoğan: Nuk mund të pritet që Türkiye të qëndrojë indiferente ndaj PKK-së dhe degëve të saj të cilat kryejnë sulme terroriste dhe kërcënojnë integritetin territorial të Sirisë

Presidenti Erdoğan: Ata që armatosin terroristët dhe  që përpiqen t’i legjitimojnë ata, duhet të heqin dorë nga kjo rrugë

Presidenti Erdoğan: Marrëveshja e drithërave e Istanbulit, e cila është thelbësore në ruajtjen e furnizimit me drithëra nga Ukraina, është “një nga arritjet më të mëdha” të OKB-së në vitet e fundit

Presidenti Erdoğan: Greqia e ktheu Detin Egje në varrezë për refugjatët

Presidenti Erdoğan: Türkiye pret mbështetje të sinqertë nga aleatët në luftën kundër terrorizmit

Presidenti Erdoğan: Është e domosdoshme që ne ta strukturojmë OKB-në si një organizatë që mund të krijojë zgjidhje për një rend botëror më të drejtë, ku të sillet një vullnet i përbashkët për të gjithë njerëzimin

Presidenti Erdoğan përsërit mbështetjen për integritetin territorial palestinez, thekson se Türkiye ndjek lidhjet me Izraelin për paqen dhe stabilitetin rajonal

Presidenti Erdoğan: Türkiye do të vazhdojë me rritjen e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës

Presidenti Erdoğan deklaron se Türkiye gjithmonë do të qëndrojë me Azerbajxhanin dhe thekson se është e mundur marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Bakut dhe Jerevanit

Presidenti Erdoğan: Türkiye beson në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të turqve muslimanë ujgurë pa dëmtuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Kinës

Presidenti Erdoğan: Türkiye mbështet kthimin e sigurt, vullnetar, të ndershëm dhe të përhershëm të muslimanëve Rohingya në atdheun e tyre

Presidenti Erdoğan: Türkiye fton komunitetin ndërkombëtar që t’i japë fund persekutimit të qipriotëve turq dhe sa më parë të njohë zyrtarisht Republikën Turke të Qipros Veriore

Presidenti Erdoğan: Përveç kthimit çnjerëzor të emigrantëve të parregullt në Detin Egje, Greqia gjithashtu ndjek “politika diskriminuese dhe shtypëse” kundër pakicës muslimane turke

Kategoritë
BotaLajme