Presidenti Erdoğan priti me ceremoni zyrtare princin saudit të kurorës

Dy liderët do të zhvillojnë takim kokë më kokë dhe më pas do të udhëheqin takimin midis delegacioneve të dy vendeve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mirëpriti sot Princin e Kurorës të Arabisë Saudite Mohammed bin Salman me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan priti princin e kurorës në kompleksin presidencial.

Përpara një darke zyrtare, dy liderët do të zhvillojnë takim kokë më kokë dhe më pas do të udhëheqin takimin midis delegacioneve të dy vendeve.

Më herët, Erdoğan tha se do të diskutojnë mënyrat për t’i çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel shumë më të lartë gjatë vizitës zyrtare të princit.

Në fund të muajit prill, Erdoğan zhvilloi një vizitë pune dyditore në Arabinë Saudite me qëllim rritjen e lidhjeve dypalëshe.

Gjatë vizitës së tij, Erdoğan takoi mbretin saudit, Salman bin Abdulaziz Al Saud, si dhe princin saudit, me të cilët diskutoi çështje të ndryshme ndërkombëtare, rajonale dhe dypalëshe.

Gjatë kthimit në Türkiye pas vizitës së tij në Arabinë Saudite, Erdoğan tha se Türkiye dhe Arabia Saudite janë të vendosura të vazhdojnë përpjekjet për interesat e përbashkëta dhe stabilitetin e rajonit.

Ndërsa negocionte me Egjiptin, Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për normalizimin e marrëdhënieve, Erdoğan i përshkroi këto përpjekje si një “epokë të re” për një proces të krijimit të miqve dhe jo armiqve.

Kategoritë
BotaLajme