Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin britanik Johnson në samitin e NATO-s

Më herët, Erdoğan zhvilloi gjithashtu takime të veçanta me homologun e tij francez Emmanuel Macron, kryeministrin italian Mario Draghi dhe kryeministren e Estonisë Kaja Kallas

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me kryeministrin britanik Boris Johnson, si pjesë e bisedimeve të tij dypalëshe në samitin e jashtëzakonshëm të liderëve të NATO-s në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi Erdoğan-Johnson në selinë e NATO-s po zhvillohet i mbyllur për shtypin.

Më herët, Erdoğan zhvilloi gjithashtu takime të veçanta me homologun e tij francez Emmanuel Macron, kryeministrin italian Mario Draghi dhe kryeministren e Estonisë Kaja Kallas.

Kategoritë
BotaLajme