Presidenti Erdoğan takon anëtarët e presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës

Erdoğan dhe anëtari kroat Zhelko Komshiq, anëtarja serbe Zhelka Cvijanoviq dhe anëtari boshnjak Denis Beqiroviq mbajtën një takim me dyer të mbyllura në rezidencën Vahdettin.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua sot në Istanbul me anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës për bisedime, raporton Anadolu.

Erdoğan dhe anëtari kroat Zhelko Komshiq, anëtarja serbe Zhelka Cvijanoviq dhe anëtari boshnjak Denis Beqiroviq mbajtën një takim me dyer të mbyllura në rezidencën Vahdettin, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.

Nuk janë publikuar informacione të mëtejshme për takimin, i cili vjen pas dy tërmeteve të forta që tronditën Türkiyen jugore më 6 shkurt.

Türkiye ka pranuar ngushëllime dhe mesazhe solidariteti nga e gjithë bota, ndërsa shumë vende kanë dërguar ekipe shpëtimi dhe ndihmë, përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën.

Kategoritë
BotaLajme