“Kemi 4 dëshmorë dhe 14 të plagosur. Unë e dënoj këtë sulm të neveritshëm terrorist dhe lutem për mëshirën e Zotit për dëshmorët tanë”, tha Erdoğan në takim në lidhje me sulmin terrorist në Ankara
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u takua sot me homologun rus Vladimir Putin në margjina të Samitit të grupit BRICS në Kazan të Rusisë, raporton Anadolu.
Duke folur në takim, Erdoğan falënderoi presidentin rus për ngushëllimet me rastin e sulmit terrorist në Ankara ndaj kompanisë së Industrive Ajrore të Türkiyes (TUSAŞ).
– Putin i shpreh ngushëllime Erdoğanit për sulmin terrorist në kryeqytetin turk
“Kemi 4 dëshmorë dhe 14 të plagosur. Unë e dënoj këtë sulm të neveritshëm terrorist dhe lutem për mëshirën e Zotit për dëshmorët tanë”, tha Erdoğan.
Duke deklaruar se po vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e problemeve në pagesat bankare mes dy vendeve, Erdoğan tha:
“Ministritë tona të thesarit dhe financave dhe bankat qendrore janë në kontakt me qëllimin e krijimit të një mekanizmi për këtë çështje. Gjithashtu është nisur një studim ndërinstitucional mes ministrive tona të tregtisë. Javën e kaluar delegacionit tuaj i kemi përcjellë listën e produkteve që nuk përfshihen në fushëveprimin e sanksioneve dhe nuk paraqesin rrezik tregtar”.
Türkiye po merr pjesë në Samitin e BRICS-it si vend i ftuar.