Në një bisedë telefonike, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar Vjosa Osmani-Sadriun për zgjedhjen e saj për presidente të Kosovës, raporton Gazeta e Re.
Në një postim në rrjete-sociale, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka shkruar se në bisedën me znj. Osmani-Sadriu kemi diskutuar çështje rajonale dhe marrëdhëniet Turqisë dhe Kosovës.
Postimi i plotë:
“Sot zhvillova një bisedë telefonike me presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës znj. Vjosa Osmani-Sadriu të cilën e urova për këtë detyrë.
Në bisedën tonë me znj. Osmani-Sadriu kemi diskutuar çështje rajonale dhe marrëdhëniet Turqisë Kosovës.
Unë theksova qëndrimin konstruktiv të komunitetit turk e cila është pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës në krijimin e qeverisë së re dhe në procese zgjedhore presidenciale. Unë gjithashtu deklarova besimin tim se miqësia historike dhe vëllazërore ndërmjet Turqisë dhe Kosovës do të forcohet edhe në periudhën e re.
Në bisedën tonë, unë deklarova se bashkëpunimi shumëdimensional midis vendeve tona kontribuoi në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit.”