Presidenti gjerman: Pamjet e situatës së pashpresë në aeroportin e Kabulit, turp për politikën perëndimore

“Pamjet e situatës së pashpresë në aeroportin e Kabulit janë turp për politikën perëndimore”, tha Steinmeier, i cili shtoi se Gjermania tani duhet të evakuojë shtetasit e saj në Afganistan dhe afganët që kanë ndihmuar Gjermaninë.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier tha se pamjet e situatës së pashpresë në aeroportin e Kabulit janë turp për politikën perëndimore.

Në një deklaratë në kryeqytetin Berlin, Steinmeier vuri në dukje se askush nuk mund të mbetet indiferent ndaj pamjeve në Kabul dhe zhvillimeve në Afganistan.

“Pamjet e situatës së pashpresë në aeroportin e Kabulit janë turp për politikën perëndimore”, deklaroi Steinmeier, i cili shtoi se Gjermania tani duhet të evakuojë shtetasit e saj në Afganistan dhe afganët që kanë ndihmuar Gjermaninë.

Steinmeier tha se rrëzimi me shpejtësi i qeverisë afgane dhe marrja nën kontroll pa rezistencë e administratës së vendit nga talebanët do të lë efekte të përhershme në të ardhmen. Ai theksoi se dështimi i përpjekjeve që vazhduan prej vitesh në Afganistan kanë sjellë në rend dite “pyetjet themelore”.

Presidenti gjerman potencoi se këto pyetje duhet të marrin përgjigje në mënyrë të drejtë dhe jo në mënyrë të shpejtë.

Kategoritë
BotaLajme