Presidenti i Egjiptit Sisi mohon zërat për shitjen e Kanalit të Suezit

“Shteti është në shënjestër anormale të gënjeshtrave, shpifjeve dhe thashethemeve. E fundit prej tyre ishte pretendimi se Kanali i Suezit iu shit një kompanie të huaj për një trilion dollarë”, tha Sisi

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, mohoi raportimet e mëparshme të mediave se vendi ia shiti menaxhimin e Kanalit të Suezit një kompanie të huaj për një periudhë 99-vjeçare dhe tha se përhapja e gënjeshtrave të tilla është sulm ndaj Egjiptit, transmeton Anadolu.

Agjencia egjiptiane e lajmeve MENA raportoi se Sisi iu drejtua pjesëmarrësve të një mitingu në Ismailiyya, ku u prezantua Plani për Zhvillimin dhe Rindërtimin e Gadishullit Sinai me vlerë nga 40 deri në 50 miliardë dollarë.

“Shteti është në shënjestër anormale të gënjeshtrave, shpifjeve dhe thashethemeve. E fundit prej tyre ishte pretendimi se Kanali i Suezit iu shit një kompanie të huaj për një trilion dollarë”, tha Sisi.

Mohimi erdhi tri javë pas qarkullimit të pretendimeve në platformat e mediave sociale se Egjipti kishte arritur marrëveshje me një kompani ndërkombëtare me bazë në Britani të Madhe për të menaxhuar shërbimet e rrugës ujore përmes një kontrate koncesioni 99-vjeçare.

Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA) i Egjiptit ka mohuar zërat për nënshkrimin e kontratës me një kompani të huaj për të menaxhuar shërbimet e saj.

Shefi i SCA-së Osama Rabie i cilësoi pretendimet për kontraktimin e një kompanie të huaj për të menaxhuar kanalin si plotësisht të pavërteta.

Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të rëndësishme në botë dhe një rrugë kryesore tregtare për transportin e mallrave. Kanali është një nga burimet kryesore të të ardhurave për Egjiptin.

Kategoritë
BotaLajme