Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nesër viziton Rusinë

Bin Zayed do të jetë lideri i parë arab që viziton Rusinë që nga pushtimi rus i Ukrainës në muajin shkurt

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al-Nahyan, nesër do të qëndrojë për vizitë në Rusi për bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bin Zayed do të jetë lideri i parë arab që viziton Rusinë që nga pushtimi rus i Ukrainës në muajin shkurt.

Agjencia shtetërore e lajmeve ‘WAM’ raporton se lideri i Emirateve të Bashkuara Arabe do të diskutojë me presidentin Putin “marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, së bashku me disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët”.

Vizita e nesërme do të jetë vizita e tretë e huaj për presidentin bin Zayed që kur ai mori detyrën në muajin maj pasi më herët vizitoi Francën dhe Omanin.

Abu Dhabi i ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes dialogut.

Kategoritë
BotaLajme