Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe vizitë në Shqipëri

Presidenti i EBA-së është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërkohë më pas është zhvilluar ceremonia zyrtare e pritjes në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë ka realizuar një vizitë njëditore në Shqipëri.

Presidenti i EBA-së është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërkohë më pas është zhvilluar ceremonia zyrtare e pritjes në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Në një njoftim nga Kryeministria e Shqipërisë thuhet se Rama dhe Al Nahyan zhvilluan një takim kokë më kokë, ndërkohë nuk janë bërë publike temat e diskutuara.

Mohamed bin Zayed Al Nahyan, viziton Shqipërinë për herë të parë në postin e Presidentit të EBA-së, ndërkohë mes dy vendeve janë shkëmbyer edhe marrëveshje në fushën e energjisë dhe inovacionit.

Sipas njoftimit, në kuadër të vizitës u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, që kanë në fokus krijim e një kompanie të përbashkët e cila synon të rrisë kapacitetet e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe mbi projektin e “Smart City”, që konsiston në mbulimin i qyteteve me kamerat e sistemit të monitorimit.

Një ditë më parë, rreth kësaj vizite Rama u shpreh në rrjetet sociale se “shënon një gur shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë vitet e fundit”.

Rama ka theksuar më tej se vizita realizohet “për të vendosur të tjera piketa në rrugën e një partneriteti që bazohet tek interesat e përbashkëta”.

Kategoritë
LajmeRajoni