Presidenti i FIFA-s, Infantino do ta vizitojë nesër Kosovën

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do ta vizitojë nesër Kosovën.

Kreu i futbollit botëror gjatë ditës do të ketë takime me krerët e institucioneve shtetërore.

Ndërsa më pas do ta vizitojë edhe selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, prej nga, prej orës 15:00, i shoqëruar nga kreu i FFK-së, Agim Ademi do ta mbajë një deklaratë për media.

 

Kategoritë
LajmeVendi