Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Ka mbërritur në Tiranë presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, i cili u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Në agjendë parashikohet që zyrtari i lartë evropian në orën 10:30, të zhvillojë një takim me dyer të mbyllura mes dy delegacioneve. Ndërsa në orën 11:15 do të zhvillohet konferenca përbashkët për shtyp mes Michel Kryeministrit Rama.

Vizita e zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian vjen në një kohë kur po shtohet presioni për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga vendet e BE, e lidhur sidomos me pushtimin rus në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në Ballkan.

Kategoritë
LajmeRajoni