Presidenti i La Ligës: Kthimi i Messit në Barcelonë është mjaft i komplikuar

Javier Tebas e cilësoi të komplikuar rikthimin e Lionel Messit në Barcelonë.

Presidenti i La Ligës foli për RMC për çështjen e shumëpërfolur të kampionit argjentinas të botës, duke theksuar se që rikthimi të jetë i plotë duhet të plotësohen kushte, si largimet e lojtarëve, uljet e pagave dhe kushtet e duhura të 35-vjeçarit.

“Nëse më pyesni mua sot, kthimi i Messit në Barcelonë është shumë i komplikuar”, tha fillimisht Tebas dhe vazhdoi duke thënë:“Duhet të shohim se si do të zhvillohet kjo, por duhet të plotësohen disa kushte, si largimi i lojtarëve, shkurtimi i pagave, duhet ta dini se çfarë rroge do të ketë Messi”, tha presidenti i ligës spanjolle.

Kategoritë
Sport