Presidenti i Sierra Leones falënderoi presidentin Erdoğan për mikpritjen e tij

Presidenti Julius Maada Bio, në postimin në llogarinë e tij në Twitter, deklaroi se dje kishte një takim produktiv me homologun e tij Erdoğan

Presidenti i Sierra Leone, Julius Maada Bio, falënderoi presidentin Recep Tayyip Erdoğan pas vizitës së tij në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Bio, në postimin në llogarinë e tij në Twitter, deklaroi se dje kishte një takim produktiv me homologun e tij Erdoğan.

“Unë dua të falënderoj Erdoğan-in për takimin vizionar dhe produktiv. I jam mirënjohës shkëlqesisë së tij dhe popullit mik të Republikës së Turqisë për mikpritjen e ngrohtë që treguan gjatë qëndrimit tonë”, deklaroi Bio.

Kategoritë
BotaLajme