Presidenti italian uron pavarësinë, e konsideron urgjente normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, e ka uruar homologen e tij nga Kosova, Vjosa Osmani, për 15-vjetorin e Pavarësisë.

Në urimin e tij, ai bëri thirrje që urgjentisht të normalizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë.“Konteksti aktual evropian e bën gjithnjë e më urgjente arritjen e një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Uroj sinqerisht që propozimi evropian për marrëveshje ndërmjet palëve të mund të pranohet. Kjo është edhe në dobi të perspektivës së Kosovës për integrim evropian, të cilën Italia e mbështet bindshëm”, thuhet në urimin e kreut të shtetit italian.

Kategoritë
BotaLajmeVendi