Presidenti izraelit i shkatërruar pas vdekjes së ushtarëve të tij: “Një mëngjes i padurueshëm i vështirë”

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e cilësoi vdekjen e 21 ushtarëve të këtij vendi në Gaza si një “mëngjes të padurueshëm të vështirë” sepse siç thotë ai, “gjithnjë e më shumë emra të bijve tanë më të mirë” po i shtohen gurëve të varreve.

Duke shpjeguar se si 21 ushtarë izraelitë u vranë në një ditë luftimesh në Gaza të hënën, ai tha se “betejat intensive po zhvillohen në një zonë jashtëzakonisht sfiduese”.

Viktimat vdiqën pranë kufirit midis Izraelit dhe Gazës. Sipas Radios Ushtarake të Izraelit, njësia rezervë iu afrua disa ndërtesave në një zonë afër kufirit izraelit, ku disa ndërtesa ishin vendosur të prisheshin për shkak të kërcënimit që ato përbënin për Izraelin dhe ushtarët. Luftëtarët e Hamasit hodhën dy raketa, një raketë antitank që vrau dy ushtarë dhe një RPG që goditi një ndërtesë ku ushtarët e IDF po punonin me eksplozivë.

Raporti i parë thoshte se dhjetë ushtarë u vranë, por zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari më vonë raportoi në një konferencë se numri i plotë ishte njëzet e një.

Numri i përgjithshëm i ushtarëve izraelitë të vrarë që kur Izraeli filloi pushtimin e Gazës tani është 208.

Kategoritë
BotaLajme