Pavarësisht provave se në burgjet dhe qendrat e paraburgimit izraelit kundër palestinezëve, është zbatuar torturë dhe keqtrajtim, përfshirë përdhunimin, Herzog pohoi se “kjo nuk është e vërtetë”
Presidenti izraelit, Isaac Herzog, pavarësisht provave ka pretenduar se palestinezët nuk janë torturuar apo keqtrajtuar në burgjet dhe qendrat e paraburgimit të vendit të tij, transmeton Anadolu.
Në një intervistë për televizionin BBC, Herzog pretendoi se palestinezët nuk janë torturuar apo keqtrajtuar në burgjet izraelite.
Pavarësisht provave se në burgjet dhe qendrat e paraburgimit izraelit kundër palestinezëve, është zbatuar torturë dhe keqtrajtim, përfshirë përdhunimin, Herzog pohoi se “kjo nuk është e vërtetë”.
Herzog pretendoi se Izraeli është një “vend demokratik” dhe se “të gjithë personat në burgjet e vendit marrin të gjitha shërbimet e nevojshme”.
– Pretendoi se disa palestinezë nuk duan të largohen nga burgu
Duke pretenduar se nuk ka asnjë torturë apo keqtrajtim në burgjet dhe qendrat e paraburgimit izraelit, Herzog tha se “Disa palestinezë nuk kanë dashur të largohen nga burgjet. Ata nuk donin të ktheheshin në Gaza, ata preferuan të qëndronin në burgjet izraelite”.
Herzog sulmoi gjithashtu BBC-në, duke e kritikuar atë për “vendosjen e të burgosurve izraelitë dhe palestinezë në të njëjtën kategori”, për të cilën ai mbrojti idenë se “është çmenduri dhe qesharake”.
– Në burgjet dhe qendrat e paraburgimit izraelit kanë vdekur 58 palestinezë që nga 7 tetori
Krahas Bregut Perëndimor të pushtuar, forcat izraelite pas 7 tetorit 2023 kanë arrestuar mijëra palestinezë në Rripin e Gazës, ku vazhdojnë sulmet e tyre.
Autoritetet palestineze theksojnë se të burgosurit i nënshtrohen abuzimit seksual, torturës dhe keqtrajtimit në burgjet dhe qendrat e paraburgimit izraelit.
Që nga 7 tetori 2023, në burgjet dhe qendrat e paraburgimit të Izraelit kanë humbur jetën 58 palestinezë, 37 prej të cilëve janë nga Gaza.