Presidenti kinez: Kina e gatshme për mbështetje reciproke me Rusinë për interesat thelbësore

Xi dhe Putin u takuan në margjina të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO)

Presidenti kinez, Xi Jingpin, ia ka thënë homologut rus Vladimir Putin se “Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për t’i dhënë mbështetje të fortë njëra-tjetrës për çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore reciproke”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Xi dhe Putin u takuan në margjina të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand të Uzbekistanit, ky të dy udhëheqësit ranë dakord të forcojnë grupin si një platformë për ndërveprim konstruktiv dhe kreativ.

Duke folur para takimit të mbyllur për mediat, Xi tha se janë të gatshëm që së bashku me kolegët rusë, të japin një shembull të fuqisë botërore të përgjegjshme dhe të luajnë një rol udhëheqës për ta vendosur në trajektoren e zhvillimit të qëndrueshëm dhe pozitiv “botën e cila po ndryshon me shpejtësi”.

“Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për t’i dhënë mbështetje të fortë njëra-tjetrës për çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore reciproke”, tha Xi.

Ai theksoi se Kina dhe Rusia janë “të koordinuara ngushtë” në skenën ndërkombëtare dhe Pekini është “i gatshëm të punojë së bashku” me Moskën “për të injektuar stabilitet në botën e trazuar”.

Xi gjithashtu vuri në dukje se pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, Putin dhe ai vazhduan të mbajnë “kontakte strategjike efektive” në telefon.

Ky është takimi i tyre i parë ballë për ballë që nga Lojërat Olimpike të Pekinit në shkurt.

Dyshja shkëmbyen disa telefonata pasi Rusia nisi luftën më 24 shkurt në Ukrainë.

Kategoritë
BotaLajme