Presidenti kinez Xi: Padrejtësia e vuajtur nga palestinezët nuk mund të vazhdojë

Xi theksoi domosdoshmërinë për t’i dhënë Palestinës “anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara” dhe tha se Pekini “mbështet zgjidhjen me dy shtete dhe krijimin e një shteti palestinez në kufijtë e vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet”

Presidenti kinez Xi Jinping shprehu pakënaqësinë e tij për padrejtësitë e vuajtura nga palestinezët dhe pohoi mbështetjen e Kinës për një shtet të pavarur të Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk është e mundur të vazhdohet padrejtësia historike e vuajtur nga palestinezët”, tha presidenti kinez në hapjen e Samitit Gjiri Persik-Kinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim, në Arabinë Saudite.

Xi theksoi domosdoshmërinë për t’i dhënë Palestinës “anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara” dhe tha se Pekini “mbështet zgjidhjen me dy shtete dhe krijimin e një shteti palestinez në kufijtë e vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet”.

Ai tha se e konsideron samitin kinezo-arab një “ngjarje përcaktuese në historinë e marrëdhënieve kinezo-arabe”.

Këto marrëdhënie “bazohen në interesin e ndërsjellë për paqe dhe harmoni”, tha ai.

“Pala kineze dhe ajo arabe duhet të forcojnë solidaritetin dhe bashkëpunimin”, theksoi Xi.

“Së bashku me palën arabe, duam të zbatojmë premtimet e përbashkëta, si forcimi i zhvillimit, shëndetit dhe sigurisë ushqimore”, shtoi presidenti kinez.

Xi mbërriti të mërkurën në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare.

Ai e vizitoi vendin për herë të fundit në vitin 2016.

Kategoritë
BotaLajme