Presidenti kroat Milanoviç: NATO dhe SHBA po bëjnë luftë proxy kundër Rusisë, a duhet të jemi ne skllevër të Amerikës?

Presidenti kroat Zoran Milanoviç, në një bisedë me gazetarët në Vukovar, iu referua edhe një herë situatës në Ukrainë dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për një luftë prokure kundër Rusisë.

Ndër të tjera, Milanoviq ka komentuar intervistën e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq, i cili ka folur për stërvitjen e ushtarëve ukrainas dhe ka thënë se Kroacia nuk duhet t’ia lejojë vetes të bëjë atë që i imponojnë fuqitë e mëdha.

“Uashingtoni dhe NATO po bëjnë një luftë prokure kundër Rusisë nëpërmjet Ukrainës. Dhe anasjelltas. Megjithatë, nëse nuk keni qëllimin përfundimtar, atëherë përfundon si në Afganistan,” tha presidenti kroat.

Ai theksoi se Kroacia nuk duhet të jetë skllave amerikane.

“Plani nuk mund të jetë largimi i Putinit. Plani nuk mund të jetë sanksione. Kjo është marrëzi. Ne nuk do të arrijmë asgjë me të. Ata nuk e thyen Millosheviçin me sanksione. Ata shkojnë nga lufta në luftë. Çfarë duhet ne jemi skllevër amerikanë?”, tha ai. Milanoviq.

Kategoritë
LajmeRajoni