Presidenti kroat përcjellë për në Kosovë kontigjentin e ri të ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, të hënën në Petrinjë ka marrë pjesë në përcjelljen ceremoniale të kontingjentit të 37-të kroat në misionin e NATO-s, KFOR në Kosovë.

“Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Serbia nuk e pranon këtë dhe siç janë gjërat, kjo nuk do të ndodhë së shpejti. Por ne nuk ndërhyjmë në atë politikë siç edhe bëmë shumë vite më parë, kur e njohëm Kosovën”, citohet të ketë thënë Milanoviq.

 

Kategoritë
LajmeVendi