Presidenti Meta përshëndet memorandumin Turqia-Finlandë-Suedi

“Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike”, ka shkruar Meta.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur nënshkrimin e memorandumit nga Türkiye, Finlanda dhe Suedia mbi aplikimet e vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO.

Në rrjetet sociale, Meta shkruan se e përshëndet nënshkrimin e memorandumit të përbashkët trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

“Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike”, ka shkruar Meta.

Türkiye, Finlanda dhe Suedia kanë nënshkruar një memorandum mbi aplikimet e vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO pas bisedimeve katërpalëshe në Madrid.

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, u takuan për të diskutuar çështjen e anëtarësimit në aleancë, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje.

Kategoritë
LajmeRajoni