Presidenti Milatović uron Pavarësinë, rithekson angazhimin e Kosovës dhe Malit të Zi për forcimin e stabilitetit rajonal përmes dialogut

Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović.

Në mesazhin e tij, Presidenti Milatović, ka ritheksuar angazhimin e përbashkët të Kosovës dhe Malit të Zi për forcimin e stabilitetit rajonal përmes dialogut politik dhe respektit të ndërsjellë. Presidenti Milatović ka vënë në dukje gjithashtu potencialin për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit, njofton presidenca.

Duke rikonfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor si një rrugë pa alternativë, Presidenti i Malit të Zi ka shprehur bindjen e tij se, përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe në përputhje me Agjendën e Reformave, do të arrihet progres i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi