Presidenti rus dhe ai iranian takohen në Teheran

Putin dhe Raisi, së bashku me presidentin Erdoğan, më vonë do të marrin pjesë në takimin e shtatë trepalësh në formatin e Astanas për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri dhe luftën kundër grupeve terroriste

Presidenti rus, Vladimir Putin, është pritur në takim në Teheran nga homologu i tij iranian, Ebrahim Raisi, në vizitën e dytë të tij në një vend të huaj që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin dhe Raisi, së bashku me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, më vonë do të marrin pjesë në takimin e shtatë trepalësh në formatin e Astanas për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri dhe luftën kundër grupeve terroriste, veçanërisht PKK-në, degën e saj siriane YPG/PKK dhe DEASH-in.

Presidenti turk tha se takimi trepalësh në Teheran do të jetë një rivlerësim i procesit të Astanës së vitit 2017.

Procesi i Astanës filloi në vitin 2017 për të rivendosur paqen në Siri, e cila është shkatërruar nga një luftë civile që nga fillimi i vitit 2010, kur regjimi i Bashar al-Assadit goditi protestuesit pro-demokratik me një mizori të paparashikueshme.

Kategoritë
BotaLajme