Presidenti turk dhe ai izraelit diskutojnë çështjet dypalëshe dhe rajonale

Kohëve të fundit, Ankaraja dhe Tel Avivi kanë shtuar përpjekjet për të rregulluar lidhjet e prishura që nga viti 2010, kur forcat izraelite sulmuan një flotë anijesh me destinacion Gazën që transportonte ndihma humanitare për palestinezët

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka telefonuar presidentin e Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, për ta përshëndetur para festës së Kurban Bajramit këtë fundjavë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria Turke e Komunikimeve njoftoi se dy presidentët po ashtu shkëmbyen pikëpamjet mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Kohëve të fundit, Ankaraja dhe Tel Avivi kanë shtuar përpjekjet për të rregulluar lidhjet e prishura që nga viti 2010, kur forcat izraelite sulmuan një flotë anijesh me destinacion Gazën që transportonte ndihma humanitare për palestinezët. Nëntë aktivistë turq u vranë në incident.

Herzog u takua me presidentin Erdoğan, ndërsa shefat e diplomacisë së dy vendeve gjithashtu kanë realizuar vizita reciproke këtë vit, si dhe kanë nisur përpjekjet për të përmirësuar përfaqësimin e tyre diplomatik.

Kategoritë
BotaLajme