Presidenti turk pret në takim kryeparlamentaren shqiptare

I pranishëm në takim ishte edhe kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Şentop

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim në Ankara kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se takimi u mbajt me dyer të mbyllura në kompleksin presidencial dhe zgjati pothuajse një orë.

I pranishëm në takim ishte edhe kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Şentop.

Kategoritë
BotaLajme