Presidenti ukrainas: Rusia kreu 85 sulme raketore në të gjithë Ukrainën

Ai theksoi se mund të vijnë edhe 20 sulme të tjera me raketa, duke i kërkuar publikut të qëndrojë në strehimore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se Rusia sot ka kryer 85 sulme raketore në të gjithë Ukrainën, kryesisht duke shënjestruar infrastrukturën energjetike të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zelenskyy në Telegram tha se sistemi energjetik i vendit u godit rëndë nga sulmet me raketa.

“85 sulme raketore u kryen në të gjithë Ukrainën, kryesisht të shënjestruara në infrastrukturën energjetike”, tha Zelenskyy.

Presidenti ukrainas theksoi se mund të vijnë edhe 20 sulme të tjera me raketa, duke i kërkuar publikut të qëndrojë në strehimore.

Rusia, tha ai, nuk do ta arrijë qëllimin e saj përmes këtyre sulmeve.

Zyrtarët ukrainas raportuan shpërthime në disa qytete, përfshirë në Rivne, Lviv, Vinnytsia dhe Kovel.

Kryebashkiaku Alexander Tretyak njoftoi se pjesë të qytetit Rivne, respektivisht qendra administrative e rajonit perëndimor të qytetit, mbetën pa energji elektrike pas shpërthimeve në një vendndodhje kritike të infrastrukturës.

Zyrtarët rusë, nga ana e tyre, raportuan se dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm me raketa nga Ukraina në rajonin kufitar Belgorod të Rusisë.

Kategoritë
BotaLajme