Presidenti Zelensky fotografohet në krah të bashkëshortes së tij për herë të parë që nga fillimi i luftës

Volodymyr Zelensky është fotografuar me bashkëshorten e tij Olena për herë të parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën pothuajse tre muaj më parë.

Çifti u panë së bashku në funeralin e presidentit të parë të vendit në Kiev. Volodymyr dhe Olena Zelensky ecnin së bashku dhe vendosën lule në arkivolin e Leonid Kravchuk, i cili ishte presidenti i parë që udhëhoqi Ukrainën e pavarur pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991.

Ai ndërroi jetë në fundjavë, në moshën 88-vjeçare, pas një ‘sëmundjeje të gjatë’.

Çiftit Zelensky iu bashkuan personalitete të tjera, përfshirë kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko.

Dalja në publik e Olenas vjen një muaj pasi ajo zbuloi se ka komunikuar vetëm në telefon me bashkëshortin e saj që nga shpërthimi i luftës, nga frika se mos bashkimi i tyre në kryeqytetin ukrainas do të rrezikonte atë dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.

Teksa kujtoi momentin kur filloi lufta, Olena tha: “Zelensky më zgjoi kur dëgjoi raketat e para ruse në qytet dhe më tha ‘Filloi’.”

Ndërsa trupat ukrainas mbërriten për të mbrojtur Volodymyr Zelensky nga ushtarët rusë, Olena dhe fëmijët e tyre Aleksandra, 17 vjeç dhe Kiril, 9 vjeç, u larguan.

Nuk dihet saktësisht se kur ajo u kthye në Kiev, por çifti kaluan të paktën gjashtë javë të ndarë.

E pyetur se çfarë u tha fëmijëve të saj, Zonja e Parë tregoi për revistën Vogue: “Nuk ka nevojë t’u shpjegojmë asgjë fëmijëve. Ata shohin gjithçka, si çdo fëmijë në Ukrainë. Sigurisht, kjo nuk është diçka që fëmijët duhet ta shohinm, por nuk mund të fshehësh asgjë prej tyre.”

Kategoritë
BotaLajme